Xhaferi në kongresin e mjekëve të ardhshëm

Zëvendës kryeministri Musa Xhaferri morri pjesë në hapjen solemne të Kongresit të III-të Ndërkombëtarë të Studentëve për Shkenca Mjekësore -KISCOMS III- MACEDONIA 2012.
Në fjalën e tij në hapjen solemne zëvendëskryeministri Xhaferri theksoi se ky Kongres, pas atij në Kosovë dhe Shqipëri do të shërbejë denjësisht në kontinutetin e stimulimit dhe në ngritjen e vetëdijes, si dhe do të shtojë interesimin e gjerë të studentëve të shkencave mjekësore edhe në Republikën e Maqedonisë. 

“Dëshiroj që të shpreh vlerësimin tim më të madh, për studiuesit e shëndetësisë në përgjithësi, nderimin dhe respektin tim për gjithë mundin që ja keni përkushtuar kërkimeve tuaja shkencore si dhe prezantimin e tyre që do e bëni para opinionit publik në Maqedoni dhe më gjerë ne sferën e një ndër  shkencave më impozante, asaj të mjekësisë. Angazhimi juaj të studioni për shkencat mjekësore, si shkenca më humane  nga të gjitha tjerat,   për shkak se ka të bëjë me atë që është më kryesore  për qenien njerëzore, shëndetin dhe jetën e tij, vlerësohet jashtëzakonisht, respektivisht, kërkimet tuaja shkencore në këtë degë shpresoj që  të ndikojnë drejtpërsëdrejti në ngritjen e cilësisë së trajtimit të të sëmuarve me sukses. Profesioni i mjekut, farmacistit apo stomatologut është profesioni i sakrificave të mëdha njerëzore,por asgjë nuk e bën më shumë të rëndësishëm atë sesa hulumtimi dhe zbulimet shkencore, duhet t’ju them se vetëm nëpërmjet kërkimeve shkencore mjekësia mund te arrijë në avancimin e shërimit të sëmundjeve të cilat dita ditës shfaqën në forma të reja dhe kërkojnë trajtim të ri” theksoi mes tjerash zëvendëskryeministri Xhaferri. 

Kongresit të III-të Ndërkombëtarë të Studentëve për Shkenca Mjekësore -KISCOMS III- MACEDONIA 2012 mbahet nën patronazhin e zëvendëskryeministrit Xhaferri dhe USHT-së. Kongresi punimet do ti përfundojë me 13 mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button