Grante me vlerë prej 400,000 dollarë për gjashtë komuna të Maqedonisë

Kryetarët e komunave dhe kryetarët e gjashtë këshillave të komunave: të Strumicës, Vallandovës, Sveti Nikoles, Velesit, Çairit dhe Ohrit në prani të ministrit për Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu, ministrit të Financave Dragan Tevdovski, ambasadores së Zvicrës Sibil Zuter Tehada dhe përfaqësueses së përhershme të UNDP-së, Luisa Vinton sot nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit në kuadër të Projektit për forcimin e këshillave komunal.

“Ky projekt realizohet në kohën kur është më se i nevojshëm për anëtarët e këshillave komunalë, tani në fillim të mandatit të tyre. Është e rëndësishme për shkak se për herë të parë i është kushtuar vëmendje serioze Këshillit komunal, organ i cili ka  rol të jashtëzakonshëm si mekanizëm i kontrollit të punës së kryetarit të komunës, por edhe për zhvillimin e demokracisë lokale, përmes përfaqësimit të interesave të qytetarëve, në konsultim me qytetarët”, tha ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejll Fazliu.

Përveç trajnimit të anëtarëve të këshillave, projekti ofron grante në vlerë prej 50.000 dollarë për secilën komunë për zbatimin e projekteve që do të përzgjidhen në konsultim me qytetarët. Po ashtu, janë siguruar edhe grante me vlerë prej 12,000 dollarë për komuna për zhvillimin e veglave për punë transparente dhe të përgjegjshme.

Në fazën e parë e projektit, të financuar nga Qeveria Zvicerane, dhe implementuar nga UNDP-ja, janë përfshirë gjashtë ndërsa deri në fund  gjithsejtë 24 komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button