Strugë, sindikata arrin marrëveshje me Ndërrmarjen

Nga Sindikata e punëtorëve të ”Komunallnos”, njoftojnë se është arritur një marrëveshje me drejtorinë e kësaj Ndërmarrje për pagimin e dy rrogave të prapambetura si fillim, ndërsa për rrogat e tjera është miratuar edhe një tajming i përcaktuar.

Ndërkohë, nga Sindikata pohojnë që në momentin e parë që kjo marrëveshje të zbatohet, ata do të ndërpresin grevën.”Nëse brenda ditës së sotme ose nesër drejtoria e ”Komunallnos” fillon të paguaj dy rrogat e para ashtu siç e nënshkruam marrëveshjen greva do të ndërpritet.

Ne do të jemi në grevë deri sa të plotësohet ajo që e kemi nënshkruar,sepse realisht besim nuk kemi te ata”përfundon Boce Mizhimakovski kryetar i Sindikatës të punëtorëve të ”Komunallnos”Prej më shumë se një jave një pjesëë e punëtorëve të ”Komunallnos” ishin në grevë tëpërgjithshmee duke kërkuar pagimin 11 e rrogave të prapambetura si dhe kushte më të mira pune për ta./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button