Fatlind Polisi ndjehem mirë te ”Renova”

Fatlind Polisi është një nga futbollistët me perspektiv nga Struga që me sukses aktivizohet në formacionin e të rinjve në ekipin tetovar ”Renova” prej disa kohësh.

Në një bisedë ekskluzive për ”strugalajm.com” ai tregon se objektivi i tij për momentin është aktivizimi në U19 të Maqedonisë sepse edhe më herët ka qenë i aktivizuar për U15 ,por ëndërr thotë ai mbetet që një ditë të luaj për kombëtaren e Shqipërisë.

”Për  të ardhmen nuk mund të mendoj  tani pasi jam i gëzuar këtu ne ekipin e Renovws, por ka  gjasa që mund të transferohemi edhe  jashtë vendit sepse në këtë aspekt kemi pasur disa oferta të cilat po i shqyrtoj me kujdes për të cilat me kohë do të njoftohet opinioni ”thekson futbollisti i ri strugan.

Fatlind Polisi me futboll ka nisu të merret që në moshën 8 vjeçare në kategorinë e Pionerve me trajner Eugen Xhila në klubin e futbollit”Vllaznimi”, ndërsa më vonë aktivizohet në ekipin tjetër të Strugës ”Karaorman” ku qëndron për një vit prej ku u transferua në ”Renova” ku dhe aktualisht aktivizohet. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button