Kuajt më të hershëm janë zbutur në Euroazi

Kuajt më të hershëm që janë zbutur, kanë qenë në “stepet e pjesës perëndimore të Euroazisë”, një hapësirë që tani ndahet nga Kazakistani, jugperëndimi i Rusisë dhe Ukraina.

Kështu ka konstatuar një ekip hulumtuesish britanikë, që studion kafshët në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Studimi 16-vjeçar ka përfshirë mbledhjen e mostrave gjenetike nga më shumë se 300 kuaj në Rusi, Kinë, Ukrainë, Kazakistan, Kirgizi, Mongoli dhe Lituani, raporton REL.

Rezultatet sugjerojnë se larmia e gjerë e kuajve të sotëm mund të shpjegohet me shumëzimin e shpeshtë të pelave të egra, që mbaheshin nga barinjtë në stepet e pjesës perëndimore të Euroazisë, me kuaj shtëpiakë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button