Gjykimi për lëndën “Trust” anulohet për më 13 shkurt

Seanca gjyqësore për lëndën “Trust” të PPS-së, në të cilën i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan që duhej të mbahet sot është anuluar për më 13 shkurt.

Seanca është anuluar për shkak se personi ekspert i cili duhej të japë deklaratë është i sëmurë.

Në lëndën “Trust” krahas Koçan, të dyshuar janë edhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në një tender të Elektranave të Maqedonisë.

Prokurorët e PPS-së i nxorën para Gjykatës të gjitha dëshmitë, duke i përfshirë edhe bombat, të cilat ishin audio-materiale të para në gjykatë. Në radhë janë dëshmitë e mbrojtjes me ç’rast priten fjalët përfundimtare dhe aktgjykimi.

Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë montuar tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë eurosh.

Lënda, siç kumtoi PPS, është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion prej 3.8.2011 dhe 6.10.201.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TRUST” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button