Të 45 atletëve rusë u mohohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Dimërore

Të 45 atletëve rusë dhe dy trajnerëve nuk u janë miratuar ankesat në gjykatën më të lartë për sport, duke humbur mundësinë e garimit në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjongçang, në Korenë Jugore.

“Aplikacionet e atletëve rusë dhe trajnerëve janë hedhur poshtë”, është thënë në deklaratën e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS) më 9 shkurt, transmeton REL.

Duke kundërshtuar kërkesat, CAS ka thënë se atletët nuk kanë demonstruar se procesi është kryer në mënyrë, “diskriminuese, arbitrare apo të padrejtë”.

Ky vendim ka ardhur vetëm disa orë pas ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të cilat zgjasin deri më 25 shkurt.

Në muajin dhjetor, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), i ka ndaluar Rusisë mundësinë e garimit në Lojërat Olimpike Dimërore, duke cituar atë që është thënë se ka qenë “manipulim sistematik i pashembullt” shtetëror sa i përket sistemit olimpik kundër dopingut në Lojërat Olimpike të mbajtura në Soçi më 2014.

Pas vendimit të gjykatës, Komiteti Olimpik ka thënë se “ka mirëpritur vendimin, i cili mbështet luftën kundër dopingut dhe sjell qartësi për të gjithë atletët”.

Zëvendës-kryeministri rus, Vitaly Mutko ka thënë se, “vendimi nuk do të mund të ishte ndryshe. Formula e ftesës është jashtëzakonisht e vështirë për ta sfiduar. Procedura si e vetme nuk është transparente dhe nuk kontribuon në autoritetin e organizatës sipas mendimit të opinionit”.

Gjykata është marr me disa ankesa të nisura nga rusët, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka ftuar 169 altetë rusë për të garuar në flamurin neural.

Po ashtu kjo gjykatë ka miratur ankesat e 28 atletëve rusë, duke cituar se ka pasur të dhëna të pamjaftueshme kundër tyre.

LEXO: Lojërat Olimpike Dimërore në Pjongçang përmes shifrave dhe fakteve

Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button