Lojërat Olimpike Dimërore në Pjongçang përmes shifrave dhe fakteve

Qyteti jugokorean Pjongçang prej sot e deri më 25 shkurt do të jetë nikoqir i Lojërave të 23-ta Olimpike Dimërore.

Pjongçang ka rreth 43.000 banorë dhe ndodhet 126 kilometra në lindje të Seulit.

Temperatura mesatare maksimale e ajrit në Pjongçang gjatë LOD pritet të jetë 1,6 gradë, ndërsa mesatarja minimale minus 8,3 gradë.

Maskotë e këtyre lojërave është tigri i bardhë me emrin Sohorang, i cili është i lidhur me mitologjinë dhe kulturën koreane. Slogani zyrtar është “Të lidhur me pasion”.

ЗОИ маскота

Buxheti për Olimpiadën është 2,5 miliardë dollarë. Janë paraparë 1,1 milionë bileta, ndërsa çmimet sillen prej 18 deri 1.340 dollarë.

Organizuesit në fillim shprehën shqetësim për shkak të shitjes së dobët të biletave, që në masë të madhe i referohej tensionimeve politike dhe ushtarake në gadishullin korean. Megjithatë, deri më tani janë shitur rreth 80 për qind e biletave, ndërkaq mbi 70 për qind e koreanvëe besojnë se Lojërat do të jenë të suksesshme.

Koreja Veriore dhe ajo Jugore në Lojërat do të paraqiten së bashku nën flamurin e posaçëm të unifikuar gjatë ceremonisë për hapje.

Унифицирано знаме

Gjithashtu, ata do të garojnë me ekip të përbashkët në hokejin për femra.

I tërë ekipi koreanoverior i femrave tifoze i njohur si “Armata e bukurosheve” do t’i mbështesë sportistët e të dy vendeve.

Në Olimpiadë janë paraqitur të marrin pjesë 2.925 sportistë dhe mbi 3.500 persona zyrtarë nga 93 vende. Ekip më të madh do të ketë SHBA-ja me 242 olimpistë, e dyta është Kanadaja me 226, ndërsa e treta, njëherësh edhe shteti më i madh pjesëmarrës nga Evropa është Zvicra, me 169 olimpistë.

Nga ish-republikat Jugosllave, ekip më të madh ka Sllovenia – 71, e dyta është Kroacia me 19, Serbia dhe BeH do të kenë nga katër përfaqësues, Maqedonia dhe Mali i Zi nga tre, ndërkaq Kosova që merr pjesë për herë të parë, do të ketë një olimpist.

Maqedonia do të ketë tre përfaqësues: Antonio Ristevski, Stavre Jada dhe Viktoria Todorovska.

Komiteti ndërkombëtar olimpik e rriti numrin e disiplinave në 16.

Disiplina të reja janë vendosur në skijimin alpik, karling, rrëshqitje e shpejtë dhe bordim. Në programin për skijim alpik është vendosur garimi ekipor, në karling garimi i ekipeve të përziera, në rrëshqitjen e shpejtë disiplinë e re do të jetë starti masiv, ndërsa në bordim janë vendosur kërcime akrobatike.

Дисциплини ЗОИ

Lidhur me Olimpiadën e fundit është hequr sllallomi paralel.

Delegacioneve dhe personave zyrtarë të Lojërave do t’u ndihmojnë rreth 17 mijë vullnetarë.

Medaljet janë dizajnuar nga artisti jugokorean, Li Suk Vo. Ka numër rekord të medaljeve të arta, 102, ndërkaq janë bërë gjithsej 259 komplete medaljesh. Në këto Lojëra do të ndahen medaljet më të rënda në historinë e lojërave olimpike – medalja e artë peshon 585 gramë, e argjendta 580 gramë ndërkaq e bronzta 494 gramë.

Медали ЗОИ

Në historinë e deritanishme të LOD, më e suksesshmja është Norvegjia me gjithsej 332 medalje të fituara (118 të arta, 113 të argjendta dhe 101 të bronzta).

Прва ЗОИ

Olimpiada e parë dimërore u mbajt në vitin 1924 në Shamoni të Francës. Komiteti ndërkombëtar olimpik tashmë vendosi që nikoqir i LOD të ardhshme në vitin 2022 të jetë kryeqyteti kinez, Pekini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button