Llatas nuk u paraqit në gjykim, gjykatësja i nxori jashtë gazetarët që të mos i dëgjojnë arsyet

Gazetari Dragan Pavlloviq llatas, sot nuk është paraqitur në GJykatën Penale, ku po gjykohet për fshehje tatimi në rastin “Total” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.mk.

Në fillim të seancës, gjykatësja, Sllavica Naumova-Josifovska, i nxori jashtë gazetarët, të cilët nuk patën mundësi që të dëgjojnë se çfarë flitet brenda seancës. Pas një kohe të shkurtër, gazetarët përsëri kanë hyrë në seancë, pas së cilës gjykatësja shpjegoi që Llatas nuk është i pranishëm për arsye personale dhe familjare, ndërkaq për atë, ashtu siç tha, avokatët e saj Anita Begova dhe Snezhana Saviq, kanë dorëzuar dëshmi.

Gjykatësja ka sqaruar se dëshmia është nga Klinika Universitare Keln, e dhënë më 16 janar të këtij viti. Gjykatësi duke e lexuar këtë të dhënë madje u është arsyetuar avokatëve se patjetër që ta lexojë dëshminë, për shkak së cilës u krijua përshtypje se opinioni është larguar për atë, gjegjësisht që të mos i dëgjojë arsyet se pse Llatas nuk ka ardhur në gjykim.

Seanca e radhës është caktuar për më 31 mars.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TOTAL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button