“Në dimër me biçikleta në punë”, për herë të katërt në Maqedoni

Sot në Maqedoni shënohet dita ndërkombëtare “në dimër me biçikleta në punë” (Winter bike to word day”, me iniciativë të lëvizjes “Na Toça” (Në biçikletë), njofton Portalb.mk.

Në shënimin e kësaj dite janë kyçur edhe Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qyteti i Shkupit dhe disa komuna tjera.

Aksioni ka për qëllim që t’i motivojë qytetarët, institucionet, ndërmarrjet, kafenetë, shkollat etj., që ta pranojnë sfidën dhe me biçikletë të shkojnë në punë ose në shkollë, duke e zgjedhur atë si mjet udhëtimi, si stil modern urban i jetesës së mirë.

“Deri më tani janë paraqitur më shumë se 11.374 çiklistë duke dërguar porosi se edhe në dimër mund të vozitet biçikletë, informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button