Prokuroria ka hapur procedurë për Katica Janevën pas padisë penale të ngritur nga Pançevski

Prokuroria Publike vepron pas padive penale që ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski i ka ngritur kundër prokurores speciale publike, Katica Janeva, transmeton Portalb.mk.

Nga Prokuroria thonë se janë hapur procedura parahetimore dhe të tre paditë penale përmenden në një lëndë.

Paditë Penale të Pançevskit kanë të bëjnë me vendimin e Gjykatës së Gjevgjelisë pasi dha urdhër për bastisje te shtëpia e Pançevskit dhe në gjykatë. Në kuadër të bastisjes vitin e kaluar në tetor Prokuroria mori kompjeturetët dhe telefonin celular të ish-kryetarit të Gjykatës Penale nën dyshimin se ka përzier tender me Prokurorinë Speciale Publike te gjykatësit e besimi.

Deri tani nuk ka detaje se cilat masa janë ndërmarrë dhe se a janë dëgjuar prokurorja speciale publike Katica Janeva dhe gjykatësja Zllata Popovska e cila e ka miratuar urdhrin për bastisje te Pançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button