Komunat e Maqedonisë do të punojnë në përforcimin e këshillave

Gjashtë komuna të Maqedonisë sot do të nënshkruajnë Memorandum për mirëkuptim në suaza të projektit “Përforcim i këshillave komunal – fazë e implementimit”, mbështetur nga UNDP dhe Ambasada e Zvicrës.

Janë paralajmëruar fjalime të koordinueses së përhershme të UNDP-së, Luiza Vinton, ambasadores së Zvicrës, Sibil Suter tehada, si dhe ministrave të Financave dhe Vetëqeverisjes Lokale, Dragan Tevdovski dhe Suhejl Fazliu.

Qëllim kryesor i projektit është përforcimi i këshillave komunal dhe roli i tyre në pjesën e legjislaturës, mbikëqyrje dhe përfaqësim. Projekti në këtë fazë parasheh inkuadrim të gjashtë komunave pilot, veles, Çair, Sveti Nikole, Vallandovë, Strumicë dhe Ohër, të cilat do të punojnë në drejtim të rritjes së llogaridhënies së kryetarëve të komunave ndaj këshillave, si dhe të komunave ndaj qytetarëve.

Deri në fund të vitit 2020, parashihet edhe inkuadrim i gjithsejt 24 komunave dhe mbështetje financiare nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim në vlerë prej një milion e 200 mijë dollaarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button