Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit, por në pjesët perëndimore kryesisht me vranësira. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 15 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit.  Temperatura e mëngjesit  do të ulet deri minus një, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në nëntë gradë.

Në fundjavë do të ketë reshje të shiut, ndërsa në viset më të larta dhe ato malore do të ketë reshje bore. Sasia e përgjithshme e reshjeve në këto pjesë pritet të tejkalojë 30 l/m2. Në më shumë vende do të formohet shtresë bore, ndërsa në zonat malore në pjesët perëndimore dhe jugore dukshëm do të rritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button