Shefi i shtetit grek, Pavlopulos sërish me kërcënim: Harroni çamët ose nuk ka BE

Shefi i shtetit grek, Prokopis Pavllopullos sërish ka shprehur tone të ashpra kërcënuese ndaj Shqipërisë, duke e paralajmëruar se nëse vazhdon me insistimin e “çështjes për çamët”, e sjell në rrezik anëtarësimin e vet në BE.

“Udhëheqësia shqiptare bën gabim të madh që i mbështet të drejtat e disave të cilët ishin bashkëpunëtorë nazistë. Nuk mund të keni aspirata evropiane dhe të kërkoni të drejta të bashkëpunëtorëve nazistë. Kur Tirana do të ketë qëndrim më ndryshe, atëherë Greqia është këtu për t’i ndihmuar vendit fqinj për BE-në”, deklaroi Pavlopulos.

Kjo është deklarata e dytë e presidentit grek Pavlopulos, pas asaj prej tre ditëve kur iu kërcënua Shqipërisë të mos e përmend çështjen për çamët nëse e dëshirojnë BE-në, ndërsa çamët i quajti “pjesë e mizorisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe i porositi Greqisë se duhet t’i pranojë kërkesat e Shqipërisë kur janë në pyetje çamët, shqiptarët e dëbuar nga Çamëria dhe se duhet të ngritet monument i tyre në Greqi.

Sipas tij, nuk ekzistojnë kurrfarë pretendime territoriale nga vendi i tij drejt Greqisë, por se çamëve nuk mund t’ju merren të drejtat që nënkupton edhe e drejta e pronës.

Për presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, qëndrimet e Pavlopulos nuk sjellin energji pozitive.

“Qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive. Pavlopulos nuk është në pajtim me qëndrimet e ministrave të punëve të jashtme të Shqipërsë dhe Greqisë, Bushati dhe Koxias. Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit. Duhet ta mbajmë paqen dhe respektimin e përbashkët”, tha Meta.

Paraprakisht shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati në seancën e Komisionit për punë të jashtme të Kuvendit të Shqipërisë deklaroi se pritet që Tirana dhe Athina t’i tejkalojnë dallimet për pronat e çamëve në Greqi.

Në këtë shpejtë reagoi kolegu i tij grek Nikos Koxias duke e përsëritur qëndrimin e njohur të Greqisë se “nuk ekziston çështja për çamët”.

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button