Chiellini: Conte është si një rreshter policor

Giorgio Chiellini, futbollisti mbrojtës i Juventusit, ka zbuluar se ai dhe bashkëlojtarët kanë qenë “të rraskapitur” pas stërvitjes nga Antonio Conte, duke shtuar se trajneri i Chelsea është një rreshter policor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Conte momentalisht gjendet nën presion të madh për shkak të rezultateve të dobëta të Chelsea, ku sezonin e kaluar fitoi titullin e kampionit të Anglisë.

“Conte është një trajner jashtëzakonisht i kërkuar. Nuk është ashtu vetëm në ndeshje, me të është ashtu çdo ditë, ai është si një rreshter policor. Ndjemë diçka të veçantë në atmosferën që ai krijoi gjatë tre viteve në Juventus dhe dy vite në ekipin kombëtar të Italisë. Kur përfundoni stërvitjen, nuk jeni të lodhur, por ‘të rraskapitur’. Këtë mund ta bëni vetëm sepse besoni çfarë bën Conte. Ne kishim 40 ditë përgatitje në Francë dhe ishte sikur të ishim në një botë tjetër. Ne ishim të gjithë 100 për qind me të. Ai krijon një atmosferë, të gjithë e transferojnë energjinë tek njëri-tjetri, ai sigurisht është një nga trajnerët më të mirë në botë”, tha Chiellini për mediat britanike.

Conte me Juventusin fitoi tre tituj të kampionit të Italisë dhe dy kupa, dhe për shkak të punës së shkëlqyeshme që ushtroi tri herë radhazi u shpall trajneri më i mirë i Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button