Liban, ushtria merr urdhër për t’i rezistuar agresionit izraelit

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes së Libanit i dha mandat ushtrisë për t’u ballafaquar me agresionin izraelit në kufijtë e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një takim të kryesuar nga presidenti Michel Aoun dhe të mbajtur në Pallatin Presidencial të Bejrutit, Këshilli paralajmëroi Izraelin se planet e tij për ndërtuar një mur përgjatë kufirit të përbashkët do të përbënte një shkelje të sovranitetit libanez dhe rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në muajin gusht të vitit 2006, Këshilli i Sigurimit njëzëri miratoi rezolutën, e cila kërkoi ndërprerjen e të gjitha armiqësive në jug të Libanit pas një konflikti shkatërrues mes Izraelit dhe grupit Hezbollah të Libanit.

“Këshilli do të vazhdojë të veprojë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar me synimin për të parandaluar Izraelin nga ndërtimi i barrierës së saj të planifikuar për ndarje”, tha Këshilli i Lartë i Mbrojtjes përmes një deklarate me shkrim.

Këshilli është i mandatuar për vendosjen dhe zbatimin e politikës së mbrojtjes kombëtare të Libanit.

I kryesuar nga presidenti, Këshilli përfshin kryeministrin dhe dy deputetë, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, atë të Çështjeve të Jashtme, Financave, Ekonomisë dhe ministrin e Brendshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button