Rregullohet gjelbërimi në Parkun e Qytetit

NP “Parqet dhe Gjelbërimi” me urdhër të Qytetit të Shkupit për shkak të kushteve të volitshme kohore filloi ta realizojë Programin për ngritjen e rikonstruktimin e gjelbërimit publik në rajonin e Qytetit të Shkupit.

Ekipet e NP “Parqet dhe Gjelbërimet” kanë dalë në terren dhe punojnë në rregullimin e gjelbërimit në të dyja lokacionet në Parkun e Qytetit, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Lokacioni i parë përballë hotel Kanet dhe pellgut te Stadiumit është me hapësirë prej 4.400 metër katrorë, ndërsa sipërfaqja e dytë prej 1.900 metër katrorë është përballë Shadërvanit dhe hyrjes në parkun e Qytetit, sepse sipërfaqja ekzistuese e barit është që para 40 viteve.

Градски парк

Për rikonstruktimin e këtyre dy sipërfaqeve në Parkun e Qytetit nga Buxheti i Qytetit të Shkupit do të ndahen rreth 4 milionë e 500 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button