fbpx

FOKUS- Haziri pranoi, i vozita vrasësit e Smillkovcës deri në vend!

E përditshmja maqedonase Fokus në numrin e të enjtes shkruan se Haziri para gjykatësi jo vetëm që ka dhënë deklaratë dhe në detaje e ka përshkruar rrugën përmes së cilës kanë kaluar të dyshuarit për vrasjen, por edhe ka insistuar të flasë sepse ka thënë se është dobësuar 20 kg pas ngjarjes pasi e ka brejt ndërgjegjja se është bërë pjesë nga grupi që e ka kryer vrasjen, pa e ditur. 

Haziri në hetimin ka pohuar se nuk ka ditur se përgatitet vrasje dhe nuk ka parë që vrasësit të kenë armë. Ai i ka pritur në veturë, ndërsa ka filluar të dyshojë në qëllimin e tyre kur ka parë se maskohen dhe armatosen. Pas vrasjes e kanë braktisur vendin, e kanë lënë veturën që më pas e ka gjetur policia, ndërsa me veturë tjetër janë drejtuar te fshatrat e Kumanovës ku xhaxhai i tij u ka ndihmuar që në mënyrë ilegale të kalojnë në Kosovë” zbulon Fokus.

Njëri prej tyre i dyshuar se është ekzekutor direkt është kushëriri i tij, ndërsa tjetri për të cilin pohohet se u ka ndihmuar të dyshuarve të parë të shkojnë në Kosovë është xhaxhai tij. 

Pas arrestimit të grupit Haziri në procedurë policorë ka filluar të rrëfejë ngjarjen me çka policia ka propozuar, ndërsa prokurori ka pranuar që ti caktohet status të dëshmitarit të mbrojtur dhe për këtë arsye emri i tij nuk u bë i ditur në grupin e 20 të arrestuarve.

Ajo që është e çuditshme në gjithë këtë ngjarje është se Haziri vetë ka parashtruar ankesë dhe ka kërkuar që ti hiqet statusi i dëshmitarit të mbrojtur dhe të mbajë përgjegjësi si të tjerët për vrasjen, shtron pyetjen Fokus. 

Rasti i të arrestuarit në aksionin Monstrum, Haki Haziri sa vjen dhe bëhet më misterioz, sepse ai në fillim u arrestua, më pas mbeti mister se ku gjendet sepse MPB nuk deklarohej ku është, për t’u paraqitur sërish para dy ditëve dhe atë pasi që Gjykata penale përmes kumtesës dhe avokati i tij shpalosën se është dërguar në Prilep. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close