Debat: Ballkani Perëndimor nuk është Zvicër që të mos i duhet anëtarësimi në NATO

Ballkani Perëndimor nuk është Zvicër që të mos i duhet anëtarësimi në NATO, pasi vendet, e posaçërisht në këtë moment, janë rajon nëpër të cilat kalojnë kanalet e ideologjive ekstreme të lidhur me terrorizëm, transmeton MIA. 

Kjo sot u theksua në panel diskutimin me temë “Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO: Detyra, sfida dhe mundësi” ku pyetjeve iu përgjigjën ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ambasadorja e Republikës së Kroacisë, Daniella Barishiq, koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski dhe analisti politik, Sasho Ordanovski.

Theks kryesor në diskutimin nga panelistët u vendos në sigurinë e shtetit, e cila në këtë moment, sipas tyre, nuk ka rrezik serioz, por çdoherë është mirë të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e Aleancës, e cila barabartë kujdeset për anëtaret e saj. U bisedua edhe për analizat nëse qytetarët janë të njoftuar me përfitimet me anëtarësimin në NATO.

“Analizat në 25 vitet e fundit tregojnë se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë shumë informata se çka saktë do të thotë NATO anëtarësimi. Por, vlerësoj se në mënyrë intuitive e kanë qëndrimin e vet dhe e kanë pritjen e tyre nga anëtarësimi në Aleancë, e kjo ka të bëjë me sigurinë e rritur, garancën për integritet dhe sovranitet, por edhe me rritjen ekonomike të shtetit”, tha Shekerinska.

Duke bërë paralelë për sigurinë e anëtareve të NATO-s dhe të aspirantëve, ministrja tha se kërcënimi më i madh për anëtaret e Aleancës gjendet larg kufijve të saj, e Maqedonia në këtë situatë është rajon nëpër të cilin kalojnë idelogjitë ekstreme, të cilat ndërlidhen me terrorizëm.

Ajo sqaroi se te shumë nga anëtaret të cilët kanë hyrë në kohë të fundit në NATO, edhe të të vjetrit, vërehet rritje e vazhdueshme ekonomike, rritje e investimeve të huaja, zvogëlim të papunësisë…, e posaçërisht ajo rritje është vërejtur te shtetet baltike.

Sipas NATO koordinatorit Pendarovski, informimi i qytetarëve të Maqedonisë për rëndësinë e Aleancës është në nivelin më të ulët në rajon. Për këtë, tha ai, meritore është Qeveria e kaluar, e cila ka bërë fushatë anti-amerikane, ndërsa një nga vërejtjet e tyre ishte se kur të hyjmë në NATO, nuk do të qëndrojmë për shkak të ngarkimit të madh të Buxhetit.

Pendarovski bëri krahasim mes NATO-s dhe anëtarësimit në BE, për të cilën tha se Britania e Madhe paradokohe ka pasur referendum për dalje nga Unioni, por edhe se nuk ka ndodhur që ndonjë shtet anëtar i Aleancës të kërkojë të dalë nga NATO-ja, madje edhe Islanda, e cila nuk ka ushtri, e është anëtare e Aleancës.

Panelistët iu përgjigjeshin pyetjeve të parashtruara nga publiku, si dhe të vendosura në ueb faqen e Organizatës qytetare CIVIL, e cila ishte organizatore e diskutimit si pjesë e projektit “Media të lira për shoqëri të lirë”, të financiar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button