fbpx

Për t’u rehatuar shqiptarët, Maqedonia duhet të federalizohet

Janë këto fjalët me të cilat partia jashtëparlamentare e Hysni Shaqirit i drejtohet publikut në komunikatën e tyre lëshuar për medie.

“Për t’u rehatuar shqiptarët, Maqedonia duhet federalizohet. Këtë e kemi thënë disa herë si subjekt politik dhe vazhdojmë ta përsërisim, jo pse ne e kemi shpikur një model të rregullimit shtetërorë, por se federalizimi është i vetmi model që siguron mekanizma mbrojtës nga vënia e institucioneve, në shërbim të vetëm një etnie, në këtë rast maqedonasve”, thuhet në Komunikatën e lëshuar nga Sektori për informim i BDK-së.

Nga kjo parti shprehen se modeli i deri tanishëm, u tregua jo funksional, edhe përkundër përpjekjeve maksimale të shqiptarëve, që në kuadër të këtij rregullimi kushtetuese të arrihet barazia në Maqedoni.

“Prandaj edhe një herë ftojmë, të gjithë ata që angazhohen për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, të mbështesin federalizimin”, thuhet në fund të kumtesës së BDK-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close