Forcat turke konfiskuan mbi tre tonë hashash

Forcat turke të sigurisë kanë konfiskuar më shumë se tre tonë hashash në operacionet e kryera kundër organizatës terroriste PKK në provincën Diyarbakir të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e kabinetit të prefektit të Diyarbakir theksohet se operacioni, që filloi më 4 shkurt, ka qenë i fokusuar në strehimoret e organizatës terroriste në qarqet Hazro dhe Lice.

Krahas hashashit janë konfiskuar armë dhe shumë dokumente dhe pajisje të ndryshme.

PKK, e cila konsiderohet si organizatë terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdoi fushatën e armatosur kundër shtetit turk në korrik të vitit 2015.

Që atëherë PKK-ja është përgjegjëse për vdekjen e mbi 1.200 pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë dhe civilëve në Turqi, mes të cilëve ka gra dhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button