“Dramë” në Bogovinë, tre vetura arratisen nga policia, dy prej tyre “Alfat” i kapin në Shkup

Dje rreth orës 18:10, në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarët policor nga Departamenti Policor Kamnjan kanë dhënë shenjë që të ndalet një automjet i tipit “BMW” me targa të Shkupit. I njëjti është ndalur dhe kur është afruar zyrtari policor, vozitësi e ka nisur veturën dhe është përpjekur që ta godasë policin, ndërkaq e ka goditur veturën policore, por edhe disa vetura tjera të parkuara, informojnë nga policia, njofton Portalb.mk.

“Në përpjekje për të ikur, njëri nga personat që ka qenë bashkudhëtar, ka gjuajtur me armë zjarri dy plumba. Personat kanë ikur bashkë edhe me dy vetura tjera “Audi” me targa të Shtipit dhe “Sharan” me targa të panjohur, duke e lëshuar vendin e ngjarjes. Rreth orës 20:50 në hyrje të Shkupit nga ana e zyrtarëve policor “Alfa”, është ndaluar një veturë BMË, e drejtuar nga një 17 vjeçar nga Kumanova. Më vonë në lagjen “Gjorçe Petrov”, nga ana e zyrtarëve policor “Alfa”, është ndaluar edhe vetura “Audi” me targa të Shtipit e drejtuar nga I.S. (29) nga Kumanova. Personat janë arrestuar në Stacionin Policor, ndërkaq veturat janë dërguar në rrethin e Stacionit Policor për procedurën e mëtutjeshme. Po punohet për pastrimin e rastit”, thuhet në buletinin e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button