Sa kilogramë dëshiron t’i shtojë Angelina para se të martohet

Aktorja Angelina Jolie nuk është e kënaqur me linjat e saj dhe ka vendosur që të trashet paksa deri në martesën me Brad Pittin.

Angelina, e cila është në prag të anoreksisë, do të kurorëzohet me partnerin e saj disavjeçar Brad Pitt, gjatë verës së këtij viti dhe dëshiron që atë ditë të jetë më e bukura.

Diva hollywoodiane ka planifikuar që të trashet për pesë kilogramë, në mënyrë që në martesën e saj të duket sa më mirë. Aktorja e bukur kërkoi këshilla nga kuzhinieri i famshëm Jamie Oliver se si të përgatitë ushqime të shëndetshme dhe të shijshme.

“Angelina dëshiron atribute pak më të mëdha kur të martohet me Bradin. Ka planifikuar që të trashet pesë kilogramë. Ajo dhe Brad kanë kërkuar disa receta nga Jamie Oliver. Angelina nuk gatuan kurrë, por Brad ka provuar tashmë disa receta angleze si byrek bariu dhe salsiçet”, ka zbuluar një burim i afërt i çiftit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button