Reformat në Maqedoni, Zhbogar dhe Osmani me qëndrime të kundërta!

Në lidhje me deklaratën e ambasadorit, Samuel Zhbogar “se Maqedonia nuk premton shumë”, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nuk deshi të paragjykojë duke e lënë sërish opsionin 20-25, që aludon në vitin 2025 si datë që do të përcaktonte fatin evropian të Maqedonisë, raporton Portalb.mk.

“Unë nuk do të pargjykoja në këtë drejtim, kemi afatin 20-25, kemi fusha të cilat janë paracaktuar për të dhënë mundësi këtyre shteteve dhe Maqedonisë, unë do ta lë 20-25 si një datë përfundimtare”, tha Osmani.

E ndërkaq, të martën, pas miratimit të strategjisë për Zgjerim të Komisionit Evropian, ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar deklaroi se nga mënyra e shpejtësisë së realizimit të reformave, duhet të ndodh diçka dramatike që opsioni 20-25 të jetë datë kyçe për integrim në BE.

“Me shpejtësinë e realizimit të reformave që e kemi sot, në raport të gjendjeve që janë sot, në rajon nuk do të ketë mundësi të arrihet deri aty ku duhet. D.m.th. duhet të ndodh diçka dramatike që të mund të thuhet se një shtet do të arrijë të integrohet në BE më vitin 2025. Në strategji ka një apel që iu drejtohet liderëve që u bënë thirrje që nga tash të nisin me ndërmarrjen e aksioneve me qëllim që të arrijnë të bëjnë të mundshme dhe të arritshëm kornizën kohore 2025 që të ndodh”, tha Zhbogar.

Strategjia e BE-së: ja çfarë ndryshime duhet të bëjë Maqedonia që të integrohet në BE

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button