Gruevski: Maqedonia duhet ta mer atë që e ka merituar

Kryeministri Nikolla Gruevski në akademinë solemne e cila u mbajt dje me rastin e Ditës së Evropës në të cilën morën pjesë kreu shtetëror dhe kori diplomatik, theksoi se Maqedonia është e përcaktuar për integrimet euroatlantike si qëllim të saj strategjik, por ajo është e penguar ta realizojë këtë për shkak të një konflikti të cilin e ka me një shtet anëtar të Bashkimit Evropian dhe që është fqinj i yni. Ai apeloi që Maqedonia ta marrë atë që e ka merituar.

“Apeloj, na ndihmoni ta fitojmë atë që e kemi merituar dhe për të cilën kemi punuar shumë.
Atë që të gjithë qytetarët, të gjitha partitë politike dhe grupet shoqërore e dëshirojnë dhe të cilëve u nevojitet, të cilët në mënyrë dinjitoze e kanë merituar – anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe fillim të negociatave me BE-në.

Nuk kërkojmë shpërblim apo mëshirë. Kërkojmë që të vlerësohet ajo që ne kemi punuar dhe ajo do të thotë kuptim i nevojave dhe interesave të qytetarëve tanë që të kenë kushte për zhvillim të mëtutjeshëm socio ekonomik dhe për reforma të mëtutjeshme, si dhe për modernizim të bazuar në vlerat evropiane”, shtoi kryeministri Gruevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button