Shkup, njësitet speciale e zbritën nga autobusi një të pastrehë (FOTO)

Derisa autobusi ka qëndruar në stacionin e autobusëve të Ndërmarrjes Publike të Qytetit (NPQ) në Shkup, dhe përpara se të niset, rreth orës 20:30, vozitësi ka hipur në katin e dytë të autobusit dhe e ka paralajmëruar një qytetar se është në fund të stacionit dhe se duhet që të zbrit. Qytetari ka refuzuar që të zbrit dhe ka vazhduar që të fle në karrige, njofton Portalb.mk.

“Pas shoferit ka hipur edhe një person tjetër i cili është përpjekur që ta zbrit nga autobusi, megjithatë ka pasur reagim nga udhëtarët që askush të mos e pengoj dhe ta lënë rehat”, shkruan një gazetar qytetar për “Civil”, i cili dëshiron që të ngelet anonim.

Por, kur autobusi ka arritur në udhëkryqin te “Mavrovka”, kanë hipur disa policë dhe anëtarë të njësiteve speciale që ta legjitimojnë personin dhe pasi që janë siguruar që nuk është kriminel, kanë vendosur që ta zbresin nga autobusi dhe ta lëshojë në shtëpi.

Derisa ka zgjatur tërë ky provës, jashtë janë mbledhur dhjetëra qytetarë dhe kanë parë se çfarë po ndodh, pasi që atmosfera ngjante sikur të kishte diçka serioze apo rrahje, dhe jo se po intervenohet që të zbritet nga autobusi një i pastrehë jo i rrezikshëm i cili ka gjetur vend të ngrohtë që të pushojë, shkruan gazetari qytetar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button