Presidenti grek kërkon që të ndërrohet Kushtetuta e Maqedonisë që të zgjidhet çështja e emrit

Emri mund të zgjidhet vetëm kur nuk do të rrezatojë irredentizëm, pasi që irredentizmi është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe legjislacionin evropian, deklaroi presidenti grek, Prokopis Pavllopullos dhe edhe njëherë e ka paraqitur qëndrimin e tij për Maqedoninë, se është e nevojshme që të ketë ndryshime kushtetuese, siç thotë, heqjen e pozitave irredentiste, ndërkaq më pas zgjidhje të problemit dhe integrim euro-atlantik, njofton Portab.mk.

“Që të ekzistojë zgjidhje të çështjes së emrit, ky vend, për fat të keq në Kushtetutën e saj ka vendosur çështje lidhur me emrin dhe çështje tjera irredentiste, duhet që të sillen ndryshime në rendin juridik, veçmas në Kushtetutë, që të mundet të gjendet zgjidhje për emrin, pas irredentizëm dhe të shkohet drejt procesit për integrim në NATO dhe BE. I presim këto ndryshime, të cilat, thekson, janë parakusht që të ekzistojë çfarëdo perspektive për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha Pavllopullos në fillim të takimit me presidentin e Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili.

Presidenti grek, në dialun fillestar të takimit me kolegun e tij nga Gjeorgjia, ka folur edhe për të ashtuquajturat çështje nacionale dhe ka dërguar porosi deri te Maqedonia, Turqia dhe Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button