Maqedoni, ka vullnet, por jo edhe masa efektive kundër korrupsionit

Nuk ka zhvillim të ndjeshëm në masat dhe aktivitetet për udhëheqjen e luftës efektive kundër korrupsionit, vlerëson kryetarja e Transparency International Macedonia (TIM), Sllagjana Taseva, njofton Portalb.mk.

Po lejohet shumë hapësirë që punët të vazhdojnë siç kanë qenë më herët, vetëm në formë tjetër dhe me aktorë tjerë, thotë Taseva, duke shtuar se veçmas është shqetësuese gjendja në gjyqësor dhe administratën publike.

“Shumë na shqetëson ajo çfarë po ndodh në gjyqësor, gjendja aktuale në Prokurorinë Themelore Publike, të gjitha çështjet lidhur me veprimin dhe integritetin e trupave më të lartë të këtyre institucione, ata nuk janë garanci se do të sigurojnë sundim të së drejtës dhe luftë efektive kundër korrupsionit. Gjithashtu reformat në administratën publik sikur t’i kemi kthyer mbrapa, nuk sjellim asgjë të re, hoqëm dorë nga rregullat për integritet, për të cilat ne shumë insistuam”, deklaroi Taseva për REL në gjuhën maqedonase.

Niveli i korrupsionin në vend nuk është në nivel të lakmueshëm, pajtohet edhe Ana Janevska – Deleva, drejtore ekzekutive e Transparencë Maqedoni.

“Si shembull pozitiv janë konstelacionet e kësaj Qeverie me organizatat qytetare për hapjen e të dhënave të institucioneve shtetërore. Megjithatë, ajo çfarë duhej, dhe nuk është bërë si afatshkurtër, për tejkalimin e ndryshimeve aktuale në këtë fushë, janë ndryshimet kadroveike në organet përgjegjëse për parandalimin dhe shkatërrimin e korrupsionit nëpërmjet ndryshimit të ligjit për parandalim të korrupsionit”, thotë Deleva.

Ndryshimet ligjore në ligjin për mbrojtjen e fishkëllyesve (treguesve), sipas Tasevas, janë të parëndësishme dhe nuk ndikojnë ndaj mundësisë për aplikimin e së njëjtës.

“Ndryshimi ligjor ishte paralajmëruar si e patjetërsueshme që të fillojë aplikimi, që sipas neve është e gabueshme. Tani nuk po bëhet asgjë për fillimin e aplikimit efektiv të ligjit. Shumë është numri i vogël i institucioneve të cilët kanë vendosur sistem për mbrojtjen e fishkëllyesve dhe ajo është e bërë vetë në mënyrë gjithëpërfshirëse, e cila nuk është e mjaftueshme që ta japë informatën e vërtetë dhe është e pamjaftueshme që të kemi njerëz të thjeshtë të cilët do të mundeshin të punojnë në kushte të besueshmërisë mospengesës nga të gjithë ata të cilët do të ishin të interesuar për ato paraqitje”, thotë Taseva.

Ligji për mbrojtjen e fishkëllyesve, sipas Delevës, është një nga mekanizmat për përforcimin e luftës së korrupsionit. Megjithatë, ajo vlerëson se ligji ka disa mangësi juridike, duke thënë se është e nevojshme që të bëhet fshatë për ngritjen e vetëdijes së opinionit me qëllim që qytetarët të dinë se ata do të jenë të mbrojtur dhe do të fillojmë të paraqesin korrupsion, transmeton Portalb.mk.

“Rregulli i përgjithshëm i besueshmërisë është çështje prioriteti që patjetër në mënyrë precize të definohet, të jetë i qartë se cilat institucione në cilat procedura mund të kërkojnë zbulim të identitetit të fishkëllyesit, identiteti i tij guxon që të zbulohet vetëm me vendim të Gjykatës, sanksionet për zbulim të identitetit nuk duhet të jenë të kufizuara vetëm me gjoba, por edhe në varësi të rrethanave, të ketë edhe përgjegjësi penale. Shqetësimet më të mëdha janë te implementimi i këtyre procedurave, pasi që rregulloret nuk parashohin afate për vendosjen e procedurave, ndërkaq paraqitja publike e mbrojtur është pika më e dobët e ligjit”, thotë Deleva.

Deleva dhe Taseva thonë se duhet të reformohet Komisioni për Antikorrupsion me profesionistë të vërtetë, dhe jo të dëgjuar partiakë, me qëllim që të rritet besueshmëria te qytetarët.

Ata më tej përfundojnë se lufta kundër korrupsionit ende është në nivelin që është patjetër të mundësohet zhvillim i vlerave demokratike dhe sundimit të së drejtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button