Shkup, digjet vetura e një gazetari (FOTO)

Vetura e gazetarit Zoran Millosheski është pas mesnate nga kryerës të panjohur. Ashtu siç kumtoi gazetari në profilin e tij në Facebook, vetura e tipit “Suzuki Swift” ka qenë e parkuar në garazh. Pasi që fqinjët e kanë parë zjarrin, ka intervenuar Njësiti i Zjarrfikësve, njofton Portalb.mk.

“Vetura tërësisht është shkatërruar. Djegia e veturës sime ndodhi saktë 1 vjet pasi që në janar të vitit 2017 u dogj garazhi im. Kryerësit ende nuk janë zbuluar”, shkruajti Millosheski.

Në fund të janarit të vitit të kaluar, kryerës të panjohur gjithashtu në mesnatë ia kanë djegur me benzinë garazhin e Millosheskit në Prilep.

Millosheski është gazetar dhe pronar i portalit “Publikum”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button