Promovohet shoqata Insegnante

Sot me datë 06.06.2012 në mënyrë solemne u promovua shoqata e re edukativo-arsimore Insegnante ( në përkthim nga gjuha latine “mësues”).  Promovimi është bërë në Teatrin Kombëtarë me fillim në ora 18:00.  

“Të gjithë e dimë që rinia është energjia si dhe ardhmëria e këtij kombi, andaj shpresojmë që kjo shoqatë të vazhdon punën e saj të palodhshme dhe uroj që të kemi sukses. Një gjë është e sigurtë, rrugën e kemi të gjatë por së bashku besoj që do ia arrijmë qëllimit” – tha Fuad Jonuzi, anëtar i kësaj shoqate dhe maturant i shkollës së mesme ekonomike Arseni Jovkov.

Në promovimin Kryetari i Shoqatës Faruk Avdiu, profesor i shkollës së mesme ekonomike dhe juridike më mirë tregoi rrugën e nisur të kësaj shoqate. Programi ka qenë i pasur me poezi, këngë, dramë dhe befasi të veçantë që ishte një libër në të cilin do të shkruhet Historia dhe çdo projekt i kësaj shoqate.

 “Te kjo shoqatë mund të inkuadrohen edhe nxënës të shkollave tjera, përveç kësaj edhe student mirëpo edhe të gjithë arsimdashësit. Sepse koncepti kryesor i kësaj shoqate është që në një shoqatë të bashkohet potenciali i rinisë shqiptare dhe njëherit nëpërmjet kësaj të krijohet një dritë e fuqishme, një shpresë e artë mbas të cilës do të kapemi të gjithë ne “ – tha Fuad Jonuzi/

Ai gjithashtu porositi të gjithë të interesuarit ti bashkëngjiten kësaj organizate, sepse dyert e saja janë të hapura për çdo kënd.

Mysafirëve të pranishëm iu drejtua edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili përgëzoi nxënësit për angazhimin e tyre në këtë shoqatë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button