Ronaldo: Do të vija bast mbi Portugalinë ose Spanjën

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, beson se Spanja është favorite për ta fituar Euro 2012, por ai po ashtu ka besim në ekipin e tij për kompeticionin që zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni.Sulmuesi i Real Madridit ka lëvduar kampionët aktualë të Evropës, pasi mendon se ata kanë cilësinë e duhur për t’ia dalë me mungesën e disa lojtarëve kyç, para se të shtojë se Vicente Del Bosque do të ishte në gjendje t’i fuste në fushë dy ekipe që do të luftonin për trofeun.
 
“Nëse do të kisha një valixhe plot me para, atëherë do të vija të gjithat për Spanjën ose Portugalinë. Nuk dua të bëhem hipokrit. E di që kemi gjasa, pas Portugalisë, mendoj për Spanjën”.
 
“Spanja është favorite  për Euro 2012. Ata janë një prej ekipeve më të forta dhe kanë rastin e madh për ifnale. Carles Puyol, David Villa do të jenë mungesa të mëdha, por Del Bosque ka lojtarë të fortë. Ai mund të bëjë dy kombëtare dhe të konkurrojë me të dyja për trofeun”, është shprehur Ronaldo. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button