Nëse ju duket vetja shofer, kjo video do ju lëre pa fjalë (VIDEO)

Mjeshtrit kinez të vozitjes, Han Yue, i janë dashur vetëm 15 centimetra hapësirë mes automjetit të tij dhe automjeteve tjera, për të thyer rekordin Guinness të parkimit paralel.

Ngjarja ka ndodhur gjatë promovimit të modelit të ri të Mini, “The Chinese Job”, në Pekin.Rekordi në parkimin paralel është ndërruar pesë herë në dy vitet e fundit. Në prill, Patric Folco arriti ta parkojë veturën mes dy automjetesh në hapësire prej 22 centimtrash.U mendua se ky rekord do të qëndrojë gjatë, megjithatë Yue e zvogëloi diferencën në 15 centimetra./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button