Mbi 100 luftëtarë proqeveritarë sirianë janë vrarë nga koalicioni i kryesuar nga SHBA-ja

Së paku 100 luftëtarë proqeveritarë sirianë u vranë gjatë sulmeve ajrore në provincën Deir al Zur, të kryera nga koalicioni i kryesuar nga SHBA-ja, lajmëruan mediumet amerikane, duke iu referuar një burimi të besueshëm amerikan.

Mbrëmë vonë dhe sot herët në mëngjes, koalicioni i kryesuar nga SHBA-ja, ka parandaluar dhe i është kundërpërgjigjur sulmit kundër Forcave demokrate siriane (SDS) – lidhje mes milicive kurde dhe arabe, deklaroi burimi i cili kërkoi të mbetet anonim.

Rreth 500 luftëtarë proqeveritarë sirianë, të mbështetur nga tanket, artileria dhe minahedhësit, e sulmuan shtabin e SDS-së, ndaj çka koalicioni i kryesuar nga SHBA-ja u përgjigj në mënyrë adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button