Gjuriq: Serbia nuk ka pranuar informacione nga Kosova për vrasjen e Ivanoviqit

Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë që Beogradi zyrtar nuk ka pranuar as edhe një informacion nga Kosova për vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.
“Beogradi nuk ka pranuar informacione nga hetimet për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kam folur me të gjithë zyrtarët e shtetit dhe ata më kanë konfirmuar se asnjë informacion nuk ka ardhur nga Prishtina” tha Gjuriq duke komentuar deklaratat e zyrës së prokurorisë së Mitrovicës e cila shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me autoritetet serbe dhe konfirmoi se kishte dërguar disa informacione nga hetimet e kryera, transmeton lajmi.net.

Ndryshe, krerët shtetërorë të Kosovës më herët kishin bërë të qartë qëndrimin e tyre se shteti i Kosovës është i hapur për bashkëpunim, mirëpo hetimet do i kryejnë vetëm organet kompetente kosovare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button