Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Mubarak

Mediat egjiptiane kanë bëre me dije se ish-presidenti vuan nga hipertensioni.

Shëndeti i ish-liderit egjiptian Hosni Mubarak po përkeqësohet dhe ai ndodhet në rrezik per jeten. Lajmin e ka bere me dije agjencia e lajmeve “Mena”, sipas të cilës është kërkuar transporti i Mubarak nga spitali i burgut të Torës drejt një spitali ushtarak.

Sipas burimit mediatik, ish-presidenti i është nënshtruar frymëmarrjes artificiale për pesë herë në orët e fundit dhe vuan nga hipertensioni, shok nervor dhe depresion akut.

Bashkëshortja e tij, Suzanne ka kërkuar transferimin e tij në një strukturë ushtarake, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Mubarak u shtrua të shtunën në spitalin e burgut të Torës, pas dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e mbi 800 protestuesve gjatë revolucionit.

Mediat zyrtare kishin raportuar për një problem shëndetësor të ish-presidentit kur nodhej në bordin e helikopterit që po e transportonte në burg menjëherë pas vendimit. Ndërsa në ditët e fundit mediat kanë folur se 84-vjeçari kishte hyrë në një fazë depresive dhe po refuzonte ushqimin, sidomos pas vizitës së dy ditëve më parë të bashkëshortes dhe dy nuseve të djemve të tij. /botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button