Mësohet data e ekstradimit të agjentëve Grujovski dhe Boshkovski

Siç mëson Televizioni “24” më 15 shkurt në Selanik të Greqisë do të vendoset përfundimisht se a do të ekstradohen në Maqedoni dy ish agjentët maqedonas, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkoski, të dy të akuzuar në rastin e PSP-së – “Fortesa 2”, njofton Portalb.mk.

Më 15 shkurt në Komitetin për Azil është caktuar seancë për dëgjim të Grujovskit dhe Boshkovskit nga ku do të vendoset se a do t’u miratohet azili politik të njëjtëve, apo do të ekstradohen në Maqedoni.

Ndërkaq, seanca e fundit në të cilën duhet të vendosej se a do të ekstradohen në Maqedoni Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkoski u mbajt më 17 janar, por u anulua për shkak se organi që e zhvillon procedurën nuk kishte përkthyes nga maqedonishtja në gjuhën greke dhe në të kundërtën.

Krahas vjedhjes së pasaportave, Grujovski dhe Boshkovski akuzohen edhe për shkatërrim të dokumenteve dhe për të njëjtën vepër penale, më 8 nëntor Gjykata Penale e ka shpallur aktvendimin për shtatë të akuzuarit në rastin “Fortesa 2”, si rast i parë nga dhjetëra raste të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Goran Grujovski, ish kryeshef në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim është dënuar me 1 vit e gjysmë burg, ndërkaq gjashtë zyrtarët tjerë janë  dënuar me burgim me kusht, nëse nuk e përsërisin veprën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button