Radikalistët grekë: Maqedonia të bëjë kompromis për emër me përcaktues gjeografik

Partia radikaliste greke Syriza shprehet se problemi me emrin mund të zgjidhet me një emër kompleks me përcaktues gjeografik për përdorim të përgjithshëm, theksoi lideri i Koalicionit të së majtës radikale të Greqisë, Aleksis Cipras, gjatë prezantimit të qëndrimeve më të rëndësishme para ambasadorëve të shteteve anëtare të G-20 në Athinë gjatë ditës së sotme.

Në lidhje me çështjet tjera të politikës së jashtme, ai tha se në qoftë se partia  tij formon Qeveri, atëherë ajo do të udhëheq politikë “multidimensionale dhe paqësore”, por edhe në mënyrë të fuqishme do t’i mbrojë të drejtat e Greqisë në kuadër të BE-së dhe do të përpiqet për të kontribuar në aleancat rajonale të Ballkanit dhe Mesdheut./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button