Shkup, rrihet një fëmijë nga edukatorja, nëna e ka paraqitur rastin në polici

Një nënë ka paraqitur se një edukatore në një çerdhe në Shkup e ka rrahur djalin e saj 6 vjeçar, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

Sipas policisë dje në orën 17:00 në Stacionin Policor Aerodrom, E.G. (36) nga Shkupi, ka paraqitur se të hënën rreth orës 16:00, pasi që e ka marrë djalin e saj gjashtëvjeçar nga çerdhja, ka vërejtur se në faqen e djathtë kishte ënjtje.

“Fëmija ka treguar se edukatorja e tij e ka goditur disa herë në faqen e djathtë. Për ngjarjen menjëherë e kanë njoftuar drejtorin e çerdhes, i cili ka thënë që rastin ta paraqesë në polici. E.G. e ka dërguar djalin në Institucion Shëndetësor, ku nga ana e mjekut i është dhënë vërtetin mjekësor për lëndimet e konstatuara të llojit të ënjtjes në fytyrë. Po ndërmerren masat për pastrimin e rastit”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button