Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi prezantoi kumtesën e saj në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë

Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi, ligjëruese në Fakultetin Filologjik, Programi studimor për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, me kumtesën: “Simbolika poetike e Nolit, si frymë e kohës apo tendencë më se moderne” morri pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me temë: “Fan S. Noli në 130-vjetorin e lindjes” në Korçë.

“Figura prej eruditi e Fan Nolit, pa dyshim se ndërtohet në më shumë sfera të artit, por, atë si personalitet e madhështon pikërisht poezia, ndonëse nga kritikët letrarë çmohet lartë edhe si dramaturg, orator, publicist, përkthyes, kritik letrar, klerik, historian muzikolog, politikan e burrë shteti. Poezia e Fan S. Nolit sendërtohet mbi një filozofi të vargëzuar që shpreh imazhin e jetës, kohës, të vërtetës. Poezia e Nolit u krijua me idenë e pasjes së identitetit të sotëm, me një trashëgimi të nesërme e të përjetshme, që nënkupton se poezia është atje ku ajri pothuaj kthehet në mendim (F. G. Lorka)” është kjo një pjesë nga kumtesa e profesoreshës Zejnepe.

Kumtesa e Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi, zgjoi interesim te jashtëzakonshëm te të pranishmit.
Konferenca u organizua në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë nga Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë i Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë  më 30 dhe 31 maj 2012./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button