Si të ruani qumështin e gjirit – udhëzimet për sigurinë e foshnjës

Ushqyerja me gji është prioritet për mbarëvajtjen e shëndetit të çdo foshnje, dhe çdo nënë duhet ta ndjeje si detyrë dhe obligim thelbësor ndaj fëmijës së saj. Akoma edhe nënat, të cilat kanë një karrierë të rëndësishme apo janë të detyruara të punojnë, munden ta realizojnë ushqyerjen e plotë me gji, duke shtrydhur gjinjtë dhe duke e depozituar qumështin në kushtet e duhura. Në këtë mënyre, fëmija merr themelet më të shëndosha për shëndetin e tij, transmeton Shendeti.com.al.

Rregullat e sigurisë së ruajtjes së qumështit të gjirit:

  • Jashtë frigoriferit, në temperaturë ambienti (18-25gradë C): jo më shumë se 3-4 ore, në enë të mbyllur; hidheni poshtë çka mbetet 1-2 orë pas ushqyerjes.
  • Në çantë termus, 15gradë C: deri në 24orë. Këshillohet të vendosen pllaka të ngrira në kontakt me enën e qumështit; çantat të mbahen mbyllur, të hapen vetëm kur nevojitet.
  • Në freskues (4gradë C): deri në 72 orë; Vendoseni në zonën më të ftohtë të frigoriferit freskues.
  • Në ngrirje (-20gradë C): deri ne 6 muaj; depozitojeni në fund të ngrirjes, për temperaturë sa më konstante.

Si të ruani qumështin e gjirit pasi e keni shkrirë

  • Ne temperature ambienti (18-25gradë C): 1-2 orë
  • Në freskues: 24 orë
  • Në ngrirje: mos e ngrini më.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button