Dënimi i “Grupit të Kumanovës”, avokatët morën njoftim zyrtar: ja kur pritet të mbahet seancë!

Pala mbrojtëse e “Grupit të Kumanovës”, duke filluar nga dje ka hyrë brenda afatit ligjor prej 15 ditësh për parashtrim të ankesës në Gjykatën e Apelit për vendimin e shqiptuar më 2 nëntor. Siç sqaroi për Portalb.mk, avokati mbrojtës Mefail Asllani, pas momentit të parashtrimit të ankesës, e njëjta duhet të shqyrtohet nga gjykata dhe nëse pranohet si e tillë do të duhet të mbahet seancë gjyqësore. Sipas afateve dhe procedurave gjyqësore seanca pritet të mbahet pas gjashtë muajve.

“Njoftimin për vendimin e shqiptuar nga Gjykata Penale për rastin “Kumanova” e kemi marrë dje. Pas marrjes së njoftimit ne do të ankohemi për vendimin. Kjo do të ndodhë brenda 15 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit. Tash për tash jemi duke e përgatitur ankesën. Nëse pranohet ankesa dhe nëse gjërat rrjedhin sipas procedurës së paraparë, duhet të caktohet seancë në gjykatë. Seanca mund të mbahet brenda 6 muajve të ardhshëm”, tha avokati mbrojtës i “Grupit të Kumanovës”, Mefail Asllani. Megjithatë ai tha se të gjitha këto procedura mund të ndryshojnë varësisht punës në gjykatë.

Nga ana tjetër, në lidhje me vendimin për burgim të “Grupit të Kumanovës” nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u paralajmërua edhe formim i Komisionit Anketues në Kuvendin e Maqedonisë, megjithatë siç mësoi Portalb.mk kohë më parë nga deputetët shqiptarë një gjë e tillë pritet të ndodhë pasi që gjykimi i rastit të “Kumanovës” të kalojë në fazën e dytë. Faza e dytë e gjykimit të rastit “Kumanova” vjen pas miratimit të ankesës së palës mbrojtëse për vendimin e Gjykatës Penale dhe për të njëjtën të caktohet seancës gjyqësore.

Sipas ekepertëve juridik që komisioni anketues për rastin “Kumanova” të ketë efekt duhet të kemi reformim të tërësishëm të gjyqësorit, veçanërisht të Këshillit Republikan dhe Këshillit të Prokurorëve Publik.

Ndërkaq për rastin “Kumanova” u kërkuar edhe hetim ndërkombëtar nga Bashkimi Demokratik për IntegrimAleanca për Shqiptarët, është paralajmëruar nga Ministria e Punëve të Brendshmepresidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinajministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushatikryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë, Behxhet Shalakryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti slloven Borut Pahor, thirrje të tilla ka pasur edhe nga eurodeputetët, zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB, Kosovë, Shqipëri, figura të tjera politike dhe ekspertëve për çështjet e brendshme. Për të njëjtën deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë hap.

Ndryshe, më 2 nëntor u tha vendimi gjyqësor për rastin “Kumanova” ku për “Grupin e Kumanovës” u shpall dënim me 7 shekuj e gjysmë burg e 7 dënime me burgim të përjetshëm. Pas këtij vendimi të Gjykatës së Apelit kishte edhe protesta të shumta në Prishtinë, Tiranë, Shkup dhe Vjenë.

Komision Anketues, hetim ndërkombëtar dhe ankesë për dënimin ende nuk ka: a po harrohet “Grupi i Kumanovës”?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button