Ibishi nga Shkupi në kampionatin kosovar të futsallit

Futbollisti Orhan Ibishi zyrtarisht është prezantuar te skuadra e futsallit kosovar, Besa. Ibishi ka firmosur kontratë 6 mujore me klubin kosovar dhe iu është bashkangjitur ekipit në stërvitje, ndërsa nga futsall Besa njoftojnë se shkupjani do të jetë i gatshëm të luajë që në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Liburnit në Pejë.

Ibishi te Besa kaloi nga radhët e skuadrës së Shkupit me të cilët u shpall kampion në sezonin e kaluar në Ligën e Parë, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Juventus Seravën dhe Zhelezarecin, ndërsa një periudhë ishte edhe anëtar i reprezentacionit të Maqedonisë në futsal. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button