Tetovë, me apel ndaj Qeverisë u shënua 480 vjetori i Kryegjyshatës Bektashiane (VIDEO)

Në teqenë e Tetovës “Arabati Baba” sot është shënuar 480 vjetori i kryegjyshatës botërorë të Bektashizmit. Në këtë ceremoni Baba Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka folur për rolin që ka luajtur bektashizmi me dekada në formimin e lëvizjeve kombëtare si dhe shkollimin e shumë intelektualëve, njofton Portalb.mk.

“Ky vend ku jemi mbledhur sot na rrëfen edhe një here esencën e bektashizmit, që janë fetare kulturore të cilët përcjellën nëpërmjet filozofisë së paqes duke qëndruar fuqishëm përballë ngjarjeve shpërthyese historike, etnike dhe fetare “ tha Baba Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Brahimaj u ndal edhe në çështjen pronësor juridike që i ka Arabati Baba në Tetovë duke thënë se janë kërcënuar disa herë  dhe bëri apel që kjo pronë që historikisht ka qenë pronë e  komunitetit  bektashi të kalojë në pronësi të këtij komuniteti, duke kërkuar dhe përkrahjen e fajtorit politik.

”Në këtë vend disa fanatikë na kanë kërcënuar edhe me vdekje por ne kemi pasur mbështetjen e ambasadës së SHBA-së, Holandës, Spanjës dhe Suedisë, OSBE-së dhe të tjera andaj kjo edhe sot na jep shpresë për zgjidhjen e konflikteve artificiale. Ndërsa unë ju bëj thirrje edhe një herë  të gjitha përfaqësuesve politik që janë  këtu dhe Qeverisë së Maqedonisë të  gjejnë një zgjidhje dhe këtë vend tua kthej Bektashinjve “ tha mes tjerash Dede Edmond Brahimaj.

Në këtë manifestim u shpalos edhe një ekspozitë para të pranishmëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button