Sela: BDI përsërit veprat kriminele, rrahën Hysen Musliun

Deputeti i PDSH-së, Zijadin Sela thotë se rrahja e djeshme në Tetovë, është me motive të thella politike. 

“Personi që bëri këtë akt barbarë është Bilall Ceka përndryshe dajë i Hazbi Likës. Përsëritja e herë pas hershme e veprimeve kriminale e me metoda fashiste të ekzekutuar nga Hazbi Lika me urdhër të Ali Ahmetit, irriton jo vetëm shqiptarët në Tetovë por edhe më gjërë. Shqiptarëve në Tetovë dhe jo vetëm atyre ju kujtohet se,  kushëriri i parë i Hazbi Likës vrau këshilltarin e PDSH-së tashmë të ndjerin Ibish Krasniqi e tani hidhet në veprim edhe daja i Hazbi Likës, Bilall Ceka për të terrorizuar shqiptarët” tha Sela në pres konferencën e sotme.

Sipas tij, Ceka njihet me një të kaluar dhe të tashme prej një bashkëpunëtori të shërbimeve policore në Glloboçicë ndërsa gjatë viteve të luftës në Kosovë u mbajtë  për një kohë të gjatë në paraburgim nga ana e forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

“Edhe pse vetë i rrahuri e ka denoncuar Bilall Cekën, policia maqedonase, për të satën herë edhe kësaj radhe e mbron këtë kriminel të klanit të Hazbi Likës me porosi nga Ali Ahmeti ,me qëllim që te shqiptarët të shkaktojë frikë, përçarje e pse jo edhe vëllavrasje.

Me këtë akt, (i porositur), BDI-ja dhe Ali Ahmeti, ekzekutuar nga njerëzit e Hazbi Likës, dëshmon se ajo e ka shqetësim të vërtetë çështjen e dosjeve, dhe ka zgjedhur që në këtë mënyrë vandale e fashizoide të heshtë dëshmitarin i cili i njeh për së afërmi të gjitha veprimet që krerët e kësaj partie kanë ndërmarrë në të kaluarën” ka thënë Sela duke theksuar se PDSH-ja shpreh shqetësimin e saj dhe njëkohësisht apelon te faktori ndërkombëtar si ambasada e SHBA, BE dhe OSBE që urgjentisht të ndërhynë për të zgjidhur këtë rast./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button