Hashim Thaçi i pakënaqur nga raporti i KE-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Strategjia e zgjerimit e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor ka dështuar të ofrojë qartësi për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook tha se kjo qasje jo e drejtë ndaj Kosovës është pasojë e mosnjohjes nga pesë shtetet anëtare të BE-së.

Kosova, sipas Thaçit, është lënë prapa.

“Komisioni Evropian publikoi dje strategjinë e re për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Këtë strategji e vlerësoj si një përpjekje të BE-së për të rritur përkushtimin dhe nxitur reformat e shteteve të rajonit për anëtarësim në BE”, ka shkruar Thaçi.

Sipas tij, kjo qasje jo e drejtë ndaj Kosovës është pasojë e mosnjohjes nga pesë shtete anëtare të BE-së, respektivisht e paaftësisë së BE-së për një qëndrim unik për Kosovën. Por, shton ai, Kosova nuk do të zhytet në dëshpërim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button