Pasardhësi i Skënderbeut !?

Strip-artisti shqiptar Gani Sunduri para pak kohësh në Qendrën Informative dhe kulturore të BE-së në Prishtinë e prezantoi stripin e tij të ri heroin shqiptar Shqiponja e Kuqe.

Inspirimin për krijimin e heroit Gani e ka kërkuar në stripet amerikane, por nuk ka dashur të jetë as si Betmeni, as si Fantomi,  e as si Spajdermeni.

Ai e krijoi Shqiponjën, misioni i të cilit është ta mbrojë bashkatdhetarët nga e keqja në cilin do formë. 

Artisti Gani Sunduri për Zëri ka  treguar se që nga fëmijëria e kishte pasion këtë lloj arti. “Ky është dhe 15-vjetori nga botimi i parë i stripit tim që është botuar në revistën “Hareja”. Deri më sot kam krijuar më se 1200 faqe të stripit. Përgjatë këtyre viteve kam pasur një vullnet dhe dëshirë të madhe për të krijuar stripin”, është shprehur artisti.

Është autori i parë në Kosovë, i cili i krijoi disa nga superheronjtë kosovarë: “Shqiponja e Kuqe”, “Superfëmija“, ”Flokarti”, “Black Devil”etj. Autori ka marrë pjesë në disa ekspozita dhe festivale kombëtare dhe ndërkombëtare.

Deri tani ka marrë 9 mirënjohje dhe dy çmime në Maqedoni për zhvillimin e stripit në Kosovë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button