Mickoski: VMRO-DPMNE është parti politike e kahëzuar drejt integrimit në BE dhe NATO

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski  në Uashington ka pasur takim pune me zëvendësndihmës sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euroazi Methju Palmer, i cili ka ardhur në vendin e Hojt Ji në Departamentin e Shtetit.

Në takimin Mickoski ka theksuar se VMRO-DPMNE është parti politike e kahëzuar drejt integrimit në BE dhe NATO dhe reformat në procese kyçe të cilat duhet ta përmirësojnë gjendjen e tërësishme ekonomike, politike dhe sociale në vendin tonë si dhe në rajonin tonë.

Ashtu siç informojnë nga VMRO-DPMNE, në takim është biseduar edhe për gjendjen politike aktuale në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast Mickoski ka theksuar se në këtë moment qytetarët e Republikës së Maqedonisë përballen  me pasiguri  juridike dhe keqpërdorim të sistemit gjyqësor dhe administrativ me qëllim të realizimit të  interesave të ngushta të koalicionit aktual qeveritar, si dhe se nevojitet përgjegjësi për sjelljen e tillë, për të gjithë individët të cilët veprojnë në kundërshtim me ligjet dhe i keqpërdorin institucionet.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski në takim me Palmerin ka theksuar se Republika e Maqedonisë duhet të mbetet e përkushtuar në  aleancën strategjike me SHBA-në dhe ndërtimin e marrëdhënieve të bazuara në besim të fuqishëm dhe respektim të ndërsjellë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button