Gruevski ia tregoi presidentit finlandez hallet me Greqinë

Marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë dhe Finlandës, aspiratat euroatlantike, si dhe mundësitë për të investuar në vend ishin temë bisede në takimin mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe presidentit finlandez, Sauli Niinist?.

Gruevski në mënyrë të detajuar shpjegoi aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO, ndërsa e informoi edhe rreth kontestin me Greqinë, i cili është duke penguar Maqedoninë në këtë rrugë.

“Ajo që e potencuam ishte se Maqedonia ka merituar tashmë për një periudhë të gjatë anëtarësimin në BE dhe se në mënyrë të padrejtë akoma po pret për shkak të kundërshtimit të Greqisë dhe bllokadave të cilat ajo na i bën. I vura në dukje të gjitha detajet rreth asaj se që nga viti 2009  kemi marrë mendim pozitiv dhe rekomandim për fillim të negociatave me KE dhe se tre vjet me radhë, po anulohet fillimi i negociatave për shkak të kundërshtimit të Greqisë”, tha Gruevski.

Kryeministri i Maqedonisë i paraqiti edhe mundësitë investuese të cilat i posedon vendi ynë në drejtim lidhur me bërjen e biznesit, shpenzimet e ulëta për udhëheqjen e biznesit, tatimet më të ulëta në Evropë dhe të gjitha përparësitë tjera të cilat u ofrohet investitorëve. 

Delegacioni qeveritar sot udhëton për në Kopenhagë. Në kryeqytetin e Danimarkës kryeministri Gruevski do të takohet me kryeministren Helen Schmidt, me kryetarin e Kuvendit, Mogens Lykketoft, si dhe me kryetarin e “Dansk industry”, Karsten Dybvad./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button