MPJ-ja greke e përshëndeti vendimin e Qeverisë për ndërrimin e emrit të autostradës dhe Aeroportit

“Shpresojmë se kjo do të nënkuptojë hapje të kapitullit të ri në marrëdhëniet e dy vendeve dhe dy popujve”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, duke e përshëndetur vendimin e Qeverisë së Maqedonisë që ta ndërrojë emrin e Aeroportit dhe autostradës, njofton Portalb.mk.

“E përshëndesim vendimin e Qeverisë së Ish Republikës së Jugosllavisë Maqedonisë për ta ndërruar emrin e Aeroportit dhe autostradës. Vendimi i sotëm është hap pozitiv për kthim të asaj që është bërë në dekadat e kaluara  dhe që i ka rënduar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ky është zhvillim i rëndësishëm në drejtim të menaxhimit me irredentizmin dhe shpresojmë që do të nënkuptojë hapje të kapitullit të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.”. thonë nga MPJ-ja e Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button