OKB: Këshilli i Sigurimit debaton për Kosovën

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot më vonë gjatë ditës, debatohet për situatën në Kosovë.

Në këtë kuadër, do të diskutohet për raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për zhvillimet në Kosovë, në periudhën tremujore, prej 16 tetorit të vitit të kaluar, e deri më 16 janar të këtij viti, transmeton REL.

Pos tjerash, në këtë raport, i cili është publikuar në Internet, theksohet se vrasja e politikanit, Oliver Ivanoviq, ka shkaktuar shok dhe tmerr në Kosovë dhe më gjërë në rajon dhe në komunitetin ndërkombëtar. Sekretari Guterres thekson se “e mirëpret përmbajtjen e treguar nga ana e liderëve politikë, pas këtij krimi mizor, dhe përkushtimin e demonstruar nga Beogradi dhe Prishtina për të bashkëpunuar dhe për evitimin e nxitjes së tensioneve politike”.

Mëtutje, në raport thuhet se Misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe e gjithë familja e Kombeve të Bashkuara vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e Bashkimit Evropian për ta avancuar paqen, progresin dhe stabilitetin në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button